HomeLajme

Ministrja Balluku vizitë në Berlin për mbështetje nga qeveria gjermane

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vizitoi Berlinin së fundmi me ftesë të Bundestag për të diskutuar në lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me qeverinë federale gjermane, në fushën e infrastrukturës dhe energjisë. Gjatë kësaj vizite, ajo u takua me deputetin e CDU, z. Olav Gutting, anëtar i bordit të KFW dhe pjesëmarrës në komisionet parlamentare për ekonominë dhe energjinë.

Në takimin me Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës Dixhitale, z. Andreas Scheuer, znj. Balluku diskutoi gjerësisht çështje të rëndësishme mbi angazhimin e investitorëve gjermanëShqipëri si dhe mbështetjen e qeverisë gjermane në projektet infrastrukturore strategjike për vendin. Z. Scheuer tregoi gatishmëri për mbështetje dhe bashkëpunim të mëtejshëm për MIE.

Ministrja Balluku zhvilloi gjithashtu një takim me Ministrin e Ekonomisë dhe Energjisë së qeverisë federale gjermane, z. Peter Altmaier. Tema diskutimi ishin prioritetet e qeverisë shqiptare në fushën e energjisë dhe z. Altmaier konfirmoi mbështetjen e qeverisë gjermane në këtë sektor dhe premtoi inkurajimin e investitorëve gjermanë në thellimin e reformave energjetike në Shqipëri.  Ministrin e Ekonomisë dhe Energjisë së qeverisë federale gjermane, Për më tepër, z. Altmaier pranoi ftesën e Znj. Ballukut për një vizitë zyrtare i cila do të realizohet së shpejti. Të dy ministrat u angazhuan për intensifikimin e komunikimit teknik dhe politik mes dy ministrive.


TË NGJASHME