HomeSociale

Vendimi/ Manastirliu: Ata që nuk vendosin maskat do të gjobiten

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar në një komunikim për mediat se qeveria ka vendosur që vendosja e maskës së fytyrës në ambjentet e mbyllura të jetë e detyrueshme.

Në rast të mosrespektimit të këtij detyrimi, policia e shtetit, policia bashkiake, strukturat e inspektoriateve shtetërore, do të penalizojnë me gjobë shkelësit prej 2 mijë lek të reja.

“Nëpërmjet vendimit të sotëm të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambientet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit”,- tha Manastirliu.

Manastirliu kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e kësaj mase që ndërmerret me qëllim kufizimin e përhapjes së virusit,

“Detyra dhe qëllimi ynë kryesor është ruajtja e shëndetit. Në funksion të këtij qëllimi, kemi miratuar edhe këtë Akt Normativ dhe për të cilin kërkojmë mirëkuptimin tuaj. Përdorimi i maskës ka një efikasitet të lartë në kufizimin e përhapjes së virusit, mbështetur kjo dhe në rekomandimet e Qendrës Europiane te Kontrollit të Sëmundjeve, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe e vërtetuar nga eksperienca e shumë vendeve. ‘Sakrifica’ që kërkohet prej jush nuk është mbyllja. Ajo çfarë kërkohet është vendosja e maskës, për të mbrojtur veten, për të mbrojtur të afërmit”, – tha Manastirliu.

Më tej ministrja Manastirliu deklaroi se sistemi shëndetësor po përgatitet për t’i bërë ballë kësaj situate.

“Falë punës që nuk është ndalur për as edhe një moment gjatë kësaj periudhe, sot ne kemi më shumë se 500 shtretër të gatshëm posaçërisht për pacientët e prekur nga Covid19. Kemi rritur kapacitetet me respiratorë, monitorë dhe pajisje mjekësore të nevojshme në të gjithë sistemin spitalor. Kemi shtuar kapacitetet e testimit. Sot kemi në dispozicion 90 mijë teste dhe po hapim dhe një laborator të dytë ne QSUT”,- tha Manastirliu.

?#COVID19VENDIMI I QEVERISË – Maskat ose barrierat mbrojtëse prej tekstili bëhen të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur ?Përdorimi i barrierave mbrojtëse nga çdo qytetar është një masë efikase për kufizimin e përhapjes së COVID19 dhe uljen e numrit të të infektuarve ?#RespektoniRregullat#RuaniShëndetin

Posted by Edi Rama on Wednesday, July 15, 2020

K.S/GotaNews


TË NGJASHME