HomePolitikë

Ministrja Gjonaj pritet në takim nga sekretarja e përgjithshme e KE-së

Teksa na ndajnë vetëm pak ditë nga vendimi i Bashkimit Europian lidhur me çeljen e negociatave, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u prit sot në një takim bilateral nga sekretarja e re e përgjithshme e Këshillit të Evropës Znj. Marija Pej?inovi? Buri?.

Gjatë takimit, Gjonaj theksoi rëndësinë që ka mbështetja nga Këshilli i Evropës për Shqipërinë, duke mbajtur në konsideratë të gjitha reformat e ndërmarra për forcimin e shtetit të së drejtës.

Ministrja theksoi gjithashtu se Shqipëria është në një moment të rëndësishëm sa i përket procesit të integrimit dhe hapjes së negociatave i cili do të pasohet me një vendimmarrje të rëndësishme në vijim nga vendet anëtare të BE-së.
Gjithashtu, një ndër temat kryesore të diskutuara ishte reforma në Drejtësi dhe arritjet e zbatimit te saj, ku Marija Pej?inovi? Buri? shprehu vlerësime mbi implementimin dhe inkurajoi për vazhdimësinë e saj.

Nga ana e saj, Gjonaj prezantoi përpjekjet maksimale të bëra nga Shqipëria për raportimet në mekanizmat e Këshillit të Evropës me qëllim plotësimin dhe zbatimin e të gjitha rekomandimeve.
Pjesë e diskutimit ishin edhe vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për të cilat qeveria shqiptare është angazhuar me qëllim zbatimin e tyre.

Ndërkohë, nga ana e sekretares së Përgjithshme u theksua fakti që bashkepunimi do vazhdojë më tej duke vlerësuar në veçanti gjithë mënyrën se si është dizenjuar i gjithë procesi i vettingut dhe reforma në drejtësi.

Marija Pej?inovi? Buri? shtoi se:
“Ju inkurajoj që të vazhdoni të bëni përpara me reformat e ndërmarra. I admiroj vendet si Shqipëria që e kanë bërë një reformë të tillë si ju me të gjitha detajet. Edhe pse është një proces i vështirë, ju përgëzoj për kurajon dhe rolin që keni pasur. E gjithë puna e bërë deri më tani duhet njohur me qëllim hapjen e negociatave për integrimin në BE”, u shpreh ajo.
Kjo vizitë dy ditore bëhet me ftesë të homologes franceze Nicole Belloubet, ku Gjonaj është pjesëmarrëse e ministerialit të ministrave të Drejtësisë të vendeve të Këshillit të Europës.

Në vijim, Gjonaj pritet të mbajë fjalën e saj në Konferencën e Nivelit të Lartë që do zhvillohet gjatë ditës së sotme lidhur me reformën, aksesin në drejtësi, etj. Ndërkohë, sipas agjendës zyrtare pritet të ketë edhe disa takime të veçanta bilaterale me homologët e vendeve te tjera.


TË NGJASHME