HomeSociale

Ministrja Manastirliu: “Jemi larg fitores së luftës me koronavirusin”

Ministrja Ogerta Manastirliu, gjatë një komunikimi për qytetarët, ka lëshuar një paralajmërim të fortë në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi. Sipas saj jemi shumë larg përfundimit të “luftës” me koronavirusin dhe masat e marra për parandalimin e tij do të forcohen më shumë.

E vetmja mënyrë sipas Manastirliut, për ta mposhtur virusin është ndalimi i përhapjes së tij. Distancimi social, luan një rol të rëndësishëm në këtë “luftë” dhe të gjithë njerëzit duhet të ndërgjegjësohen dhe të respektojnë rregullat e vendosur nga qeveria. Prej të hënës, në tregje do të vendoset kontrolli sanitar si një masë ekstra në parandalimin e përhapjes së virusit vdekjeprurës.

“Kemi kufizuar pasojat duke vepruar në kohë dhe me vendosmëri. Ditët e fundit shumë prej jush kanë menduar se ja hodhëm kësaj lufte. Jemi mu në mesin e betejës frontale. Nuk i jemi afruar fundit sepse kemi përballë një sëmundje që ka më shumë të panjohura sesa të njohura. Ky virus është i frikshëm.

Në tregje do të vendoset korridori sanitar.
ky virus e ka një dobësi dhe duhet ta shfrytëzojmë. Ai bëhet i pafuqishëm për ballë reagimit tonë të përgjegjshëm.

Përballë këtij armiku tinëzar nuk jemi të pambrojtur, por kemi një armë të fortë distancim social. Kush e thyen këtë rregull e hedh përtokë këtë armë të fortë që kemi dhe hedh poshtë punën e infermierëve apo mjekëve”, u shpreh Manastirliu.

?#COVID19NGA MINISTRA E SHËNDETESISË DHE MBROJTJËS SOCIALE, NË KOMUNIKIM ME QYTETARËT PËR SITUATËN E EPIDEMISË DHE DOMOSDOSHMËRINË E ZBATIMIT TË MASAVE TË DISTANCIMIT SOCIAL??

Posted by Ogerta Manastirliu on Saturday, April 4, 2020

TË NGJASHME