HomePolitikë

Ministrja prezanton buxhetin e vitit 2020, Ahmetaj: Kemi 100 pyetje!

Në mbledhjen e sotme, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave është bërë prezantimi nga Ministria e Financave për Buxhetin e vitit 2020, ku ministrja Anila Denaj deklaroi se rritja ekonomike e vitit të ardhshëm 2020 do të jetë 4.1% dhe do ndihmohet nga konsumi i brendshëm.

“Rritja ekonomike e vitit të ardhshëm do të jetë 4.1% dhe do ndihmohet nga konsumi i brendshëm. Synojmë të hapim 35 mijë vende pune. Investimet do të jenë në nivelin e 4.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto” ka thënë ministrja Denaj.

Por kreu i komisionit, Arben Ahmetaj i kërkoi ministrisë së Financave të rishikohet rritja ekonomike pasi sipas asaj që parashikon Banka Botërore rritja ekonomike e vendit tonë do të jetë më e ulët se vendet e rajonit dhe do mbyllet në nivelin e 2.9%.

Të ardhurat nga Bashkitë janë parashikuar në nivelin e 57 mld lekë ose 11% më shumë se viti 2019. Synojmë konsolidimin e të ardhurave të bashkive dhe ulje të detyrimeve të prapambetura. Rishikoni rritjen ekonomike të vitit 2019, pasi duhet që rritja ekonomike e 6 mujorit të parë të jetë 5% që viti të mbyllet në nivelin e 3 deri në 3.5%. Sipas parashikimeve te BB rritja ekonomisë së Shqiperisë do jetë më ulët se vendet e rajonit dhe do mbyllet në nivelin e 2.9%. Rishikoni nivelin e 4.1% për vitin 2020 pasi të dhënat e deritanishme nuk janë brenda pritshmërive. ka thënë Ahmetaj.

Investimet publike janë reduktuar. Nga 4.8% në 2018 në 4.7% në 2019. Është e pajustifikueshme parashikimi i investimeve për vitin e ardhshëm. Janë 100 pyetje për Ministrinë e Financave lidhur me buxhetin, të ardhurat, shpenzimet, investimet,borxhin apo pagat.

Të mos kursehet por të shkojë në pagesë së detyrimeve të prapambetura që janë 6.2 mld e duke ju referuar asaj që unë shoh në 2019. dhe asaj që ministria planifikon në 2020, ku investimet në transport rrugor janë ulur me 1.8 miliardë”.


TË NGJASHME