HomeSociale

Ministrja Shahini njofton maturantët

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka publikuar disa foto nga shkollat duke theksuar se ato janë gati për të mirëpritur 31 mijë maturantë ditën e hënë.

Në çdo shkollë do të ketë sinjalistikë të brendshme e të jashtme për orientimin e nxënësve. Për secilën bankë do të ketë dezinfektantë dhe do të qëndrojë vetëm një nxënës, teksa bankat në klasë janë të vendosura në mënyrë të atillë që garantojnë distancimin fizik mes nxënësve e mësuesve.

Në një postimi në ‘Facebook’, dy ditë më parë Shahini e vuri theksin te rregullat që duhet të zbatojnë që në hyrje maturantët dhe mësuesit.

“Vijon puna përgatitore në shkolla për masat që sigurojnë distancimin fizik mes nxënësve. Gjatë gjithë këtyre ditëve janë vendosur postera dhe sinjale të tjera orientuese, si dhe është kryer dezinfektimi i shkollave për të qenë gati të mirëpresim maturantët më datë 18 maj”, shkruan Ministrja Shahini.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME