HomePolitikë

Ministrja Spiropali tregon me kë do të bashkëpunojë PS

spiropali

Kjo ishte përgjigjja që Elisa Spiropali, ministre për Parlamentin, dha në emisionin “Top Talk” në Top Channel kur u pyet se me cilën prej opozitave preferon mazhoranca për të bashkëpunuar për reformën zgjedhore ajo është përgjigjur ” Me të dyja dhe me të gjithë” .

“Ne duam që një reformë më të gjerë zgjedhore me të gjithë aktorët këtu, përfshirë opozitën jashtëparlamentare. Nuk mendojmë se mund t’i bëjmë të gjitha vetë”, tha Spiropali, duke mohuar se socialistët kanë patur presion nga jashtë për të përfshirë edhe opozitën jashtëparlamentare në këtë proces.

Pasi e konsideroi një hap pozitiv përpara pjesëmarrjen e PD dhe LSI në tryezën e thirrur nga OSBE, Spiropali tregoi edhe synimin e mazhorancës për t’i ndarë në dy pjesë diskutimet dhe marrëveshjet për reformën zgjedhore.

“Shpresoj që paketën për reformën zgjedhore ta ndajmë në dy pjesë, siç përcaktohet edhe nga deklaratat e CDU/CSU. Të bëjmë çfarë mund të bëjmë për rekomandimet për OSBE dhe këtë mund ta bëjmë me opozitën parlamentare. Për pjesën e dytë, çka nënkupton diskutime mbi sistemin, ndryshimin e sistemit apo çështje të tjera, ide, ëndrra, etj, zgjidhje patjetër që ne kemi nevojë për tryezë të gjerë siç ishte edhe tryeza e OSBE”, theksoi ministrja.

Elisa Spiropali tha se opozita jashtëparlamentare nuk mund t’i vendosë kushte mazhorancës për dialogun, ndërsa për kryeopozitarin Lulzim Basha, tha se është në vështirësi.

“Nuk mund mund të vendosësh kushte me kundërshtarin. Kundërshtarin nuk e zgjedh dot, kundërshtarin e pranon dhe patjetër që vendos rregullat e lojës. Lulzim Basha është në një pozicion shumë të vështirë përsa i përket pozicionit që duhet të ndjekë në raport me reformën zgjedhore dhe me sistemin në tërësi, për arsye që kuptohen. Ka dalë nga sistemi dhunshëm dhe besoj ka presion për të mos u futur në sistem”, tha Spiropali.

Sa i përket qëndrimeve që Ivi Kaso, përfaqësues i PD, mbajti në tryezën e OSBE, ku kërkoi edhe përjashtimin e opozitës parlamentare, Spiropali i konsideroi të pakuptimta


TË NGJASHME