HomePolitikë

Ministrja Xhaçka uron Vjosa Osmanin: Kontributi i saj do jetë kyç në sfidat që e presin Kosovën

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka uruar Vjosa Osmanin e cila u zgjodh Presidente e Republikës së Kosovës.

Ministrja Xhaçka deklaroi se kontributi i Vjosa Osmanit si presidente, do ta ndihmojë Kosovën të përballet me sfidat e mëdha që e presin.

“Shumë urime për Vjosa Osmanin, Presidente e Republikës së Kosovës! E bindur që me kontributin e saj, Kosova do të jetë e gatshme të përballet me sfidat e mëdha që e presin, dialogun, integrimin, zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë”, u shpreh ajo.


TË NGJASHME