HomeLajmi i Fundit

Ministrja Xhaçka: Vijojnë ndihmat te familjet në nevojë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, me një postim në Facebook ka treguar se po vijojnë ende Forcat e Armatosura dhe Policia e Shtetit me operacionet humanitare në ndihmë të familjeve në nevojë.

“2850 pako ushqimore janë shpërndarë në vetëm pak ditë në familjet që jetojnë në çadra në 4 bashkitë e prekura nga tërmeti”, shkruan ministrja.

Paralelisht me to, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, pushteti vendor, Rezervat e Shtetit, Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit dhe Shërbimet Sociale vijojnë operacionin humanitar në ndihmë të pensionistëve kryefamiljarë dhe familjeve në nevojë.