HomeSociale

“Minsk 2019”, Meta i jep flamurin ekipit përfaqësues shqiptar

Presidenti Ilir Meta ka pritur ditën e sotme në Presidencë sportistët e ekipit tonë olimpik, të cilët do të na përfaqësojnë në Lojërat e II-ta Olimpike Europiane ‘Minsk 2019’.

Përmes një statusi në facebook, Meta bën me dije se u ka uruar suksese dhe përfaqësim dinjitoz të ngjyrave kuq e zi, ndërsa u ka dorëzuar atyre Flamurin Kombëtar.

Me urimin për sa më shumë suksese dhe përfaqësim dinjitoz të ngjyrave kuq e zi, pata sot kënaqësinë t’u dorëzoja Flamurin Kombëtar, simbolin më përbashkues të shqiptarëve kudo në botë, sportistëve të Ekipit tonë Olimpik, të cilët do të na përfaqësojnë në Lojrat e II-ta Olimpike Europiane ‘Minsk 2019’, ka shkruar Meta.

64496684_2325639557482304_6162329225584967680_o.jpg

TË NGJASHME