HomePolitikë

Minxhozi: Kosova më e avancuar se Shqipëria

Analisti Skënder Minxhozi e shikon si një gjest të madh pjekurie procesin zgjedhor në Kosovë që ka nxjerrë në krye deri tani Vetëvendosjen e Albin Kurtit. Minxhozi tha në “Real Story” në News24 se në Kosovë triumfoi kultura e votës.

“Ky është një ndryshim. Kosova bëri një gjest të madh, jo vetëm për të bërë rotacion dhe ndryshim në stilin e qeverisjes por një gjest i madh pjekurie nga ai që mund të quhet tranzicion i pasluftës. Unë e kam konsideruar gjithmonë më të avancuar se ne në planin e kulturës politike. Ajo që ndodhi në Kosovë është triumfi i një kulture të caktuar që është kultura e votës.
Nëse duhen dy veta për të kërcyer tangon kësaj radhe shoh se kjo maksimë ka shumë vlerë. Do duhet që në qeverinë e re të ketë një moderim e modifikim të qëndrimeve jo vetëm nga Vetëvendosje, ka qenë më i dukshëm Albin Kurti se sa LDK por duhet të lëvizë dhe LDK. Bashkohen dy parti që vijë nga drejtime krejt të ndryshme dhe krejt të kundërta”, tha Minxhozi.


TË NGJASHME