HomeSport

Miqësoret e Kombëtareve, Belgjika refuzon ftesën e Francës

Një pjesë e mirë e ekipeve Kombëtare, pasi kanë siguruar kualifikimin në “Euro 2020”, janë duke zhvilluar ndeshje miqësore për të parë më mirë formën e skuadrës. Belgjika, ka marrë një ftesë nga Franca, për të zhvilluar një ndeshje miqësore.

Mirëpo këta të fundit, kanë refuzuar ftesën e kampionëve të Botës. Sipas “L’Equipe”, drejtuesit e Belgjikës e kanë refuzuar këtë sfidë me pretendimin se mund të humbasin ndeshjen. Belgët, mbajnë vendin e parë në renditjen botërore dhe në rast të një humbjeje, mund ta humbisnin këtë pozicion. Në mediat franceze, humbja e vendit të parë është arsyeja kryesore e këtij refuzimi.


TË NGJASHME