HomePolitikë

Miratimi i ndryshimeve kushtetuse, tjetër përplasje Rama-Meta

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe formulës së re të koalicioneve ka rindezur përsëri debatet mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.

Pas deklaratës së Metës i cili dënoi miratimin e ndryshimeve kushtetuese duke i cilësuar ato si të papranueshme, ka ardhur përgjigjja e Ramës, përmes një postimi në “Twitter”.

Rama i drejtohet Metës duke i thënë se ai është shkelës i kushtetuetës dhe se nuk u shkarkua vetëm se qeveria respektoi “Venecian”.

Po ashtu, kryeministri e akuzon presidentin se ka tentuar të ndez konflikt mes popullit shqiptar dhe shtetit. Më tej, Rama e krahason Metën Haxhi Qamilin duke i thënë se përdor zyrën e presidencës “si llogore lufte politike” dhe se shan ndërkombëtarët.

Reagimi

Ilir, ti je nje shkelës recidiv i Kushtetutës sipas Venecias, por po sipas Venezias e ke shkelur, po jo aq rëndë Kushtetutën sa për t’u shkarkuar! Dhe ne që shkeljet e tua i mbajtëm në kurriz,respektuam Venecian e s’të shkarkuam,sepse jemi të përgjegjshëm në përfaqësimin e vendit! Por siç nuk i ndalove dot zgjedhjet vendore dhe siç nuk e fute dot në zjarr Shqipërinë dje, nuk ke asnjë shans ta ndalosh Kushtetutën e Shqipërisë të jetë detyruese edhe për ty, ashtu sikundër s’ke asnjë shans të ndezësh zjarrin e ëndërruar të konfliktit të popullit me shtetin! Prandaj boll u bëre dhe na bëre të gjithëve qesharakë si shtet, duke e përdorur zyrën e Presidentit si llogore lufte politike, duke sharë ambasadorët siç bënte Haxhi Qamili e duke i folur vetes në vetë të tretë si Luigji XIV! Boll se s’të ka askush asnjë borxh, jo më Shqipëria!

Pas kësaj përgjigjeje ka reaguar zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi.

Ai shkruan në “Facebook”; “I sëmuri i Surrelit kujton se ndërkombëtarët janë frekuentuesit e dyshimtë të “China Club” në Berlin apo lobistët e sivëllait të tij që kërkojnë copëtimin dhe zhbërjen e shtetit të Kosovës. Çfarë mjerimi!”

K.S/GotaNews


TË NGJASHME