HomeLajme

Miratohet fondi, Bashkia e Tiranës ndihma për banorët në Korçë

Ashtu siç dhe kishte premtuar disa ditë më parë Erion Veliaj, Bashkia e Tiranës është e para e cila u vjen në ndihmë banorëve që u prekën nga tërmetet në Korçë.

Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se Bashkia do të japë 100 milionë lekë për rindërtimin e banesave të dëmtuara, ndërkohë që ndihma do të vijojë edhe për zëvendësimin e pajisjeve elektro-shtëpiake.

Ne do të marrim përsipër ndërtimin e katër shtëpive në vlerën e 100 milionë lekë, në dallim nga bashkitë e tjera që janë më modeste dhe kanë mundësi të japin ndoshta vetëm për 1 ose për gjysmë shtëpie. Bashkia e Tiranës është pak më në gjendje.”, tha Veliaj.


TË NGJASHME