HomeRajon

Miratohet ligji në Mal të Zi – shqiptarëve iu lejohet përdorimi dhe shfaqja publike e simboleve nacionale

Me 41 vota për Kuvendi i Malit të Zi miratoi projektligjin për përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale.

Për votuan deputetët e koalicionit në pushtet me përjashtim të Andrija Popoviq (LP) i cili nuk votoi, ndërsa deputetët e opozitës nuk ishin prezent në sallë.
Ky ligj parasheh përdorimin e lirë të simboleve nacionale

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Mehmed Zenka tha se miratimi i ligjit do të forcojë vlerën multinacionale të Malit të Zi.

Siç theksoi, miratimi i projekt-ligjit do të forcojë të gjitha arritjet pozitive të Malit të Zi në dy dekadat e fundit.

Nënkryetari i Kuvendit, Genci Nimanbegu, tha se simbolet nacionale janë pjesë e të drejtave themelore të njeriut, si e drejtë e të shprehurit.

Ai tha se në asnjë vend të demokracisë të Evropës Perëndimore nuk ndëshkohet ndokush për përdorimin e flamurit.

Bashkimi Evropian ka përdorimin e lirë të flamujve sepse është e drejtë themelore e njeriut ”, tha Nimanbegu./malesia.me/


TË NGJASHME