HomePolitikë

Miratohet me 100 vota pro rezoluta kundër Metës

Kuvendi ka votuar me 100 vota pro rezolutën për presidentin Ilir Meta. 7 deputetë të rinj të opozitës votuan kundër, 2 abstenuan dhe një deputet nuk mori pjesë në votim.

Në rezolutën e mazhorancës kërkohet që Presidenti Meta të reflektojë lidhur me datën e zgjedhjeve. Qeveria dhe shumica parlamentare e konsideron të pavlefshëm vendimin e Presidentit Ilir Meta që anuloi datën 30 Qershor për mbajtjen e zgjedhjeve vendore, me argumentimin se nuk është në kompetencat e tij.


Në mbyllje, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi njoftoi se seanca e radhës do të mbahet ditën e hënë në orën 10:00 ku do të diskutohen pikat e rendit të ditës parashikuar për seancën e sotme.


TË NGJASHME