HomeLajme

Miratohet projektligji për bizneset, ja rregullat e reja

Projektligji për bizneset me xhiro mbi dy milionë lekë në vit që duhet të hapin llogari bankare me detyrim, përndryshe do gjobiten është miratuar në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Bizneset me xhiro nga 2 milionë deri në 8 milionë lekë në vit gjoba për moshapje llogari bankare do të jetë 25 mijë lekë. Për ato me xhiro mbi 8 milionë lekë në vit gjobat do të jenë 50 mijë lekë, ndërsa për organizatat jofitmprurëse 37 mijë e 500 lekë. Sipas qeverisë detyrimi i të gjitha bizneseve është kërkesë e bashkimit europian për të luftuar pastrimin e parave dhe informalitetin në ekonomi.

Kryetari Arben Ahmetaj i ka kërkuar Ministrisë së Financave të detyrojë bankat që të ulin komisionet.

“Uluni urgjentisht me guvernatorin që të detyroni bankat për të ulur koston e hapjes dhe mirëmbajtjes së llogarive. Sepse tani ne po detyrojmë mijëra biznese të vogla të hapin llogari bankare me ligj dhe nuk mund t’ju ngarkojmë këtë kosto”, tha ai.


TË NGJASHME