HomeShëndeti

Misteri/ Hidhet nga barka në det, gruas i paralizohen dy këmbët

Rojet bregdetare dhe polícia shpëtuan një grua që pësoi “paralizë të menjëhershme” pasi ajo u hodh me këmbët në ujë. Gruaja, identiteti i së cilës nuk u bë i ditur, ishte hedhur nga një varkë e ankoruar në “ujë shumë të cekët ” në gjirin Choctawhatchee, Florida, tha Zyra e Sherifit të Qarkut Okaloosa, SHBA.

Pasi u hodh brenda ujit këmbët e gruas u paralizuan, por mbeti vigjilente dhe e vetëdijshme. Menjëherë në ndihmë i kanë shkuar polícia dhe rojet, të cilët e nxorën në breg me një barrelë dhe e dërguan në spitali lokal.

NY Post nuk ka dhënë detaje të tjera rreth gjendjes aktuale të gruas, sakaq mbetet mister edhe se nga çfarë iu shkaktua paraliza e menjëhershme.

Gjithsesi, vlen të kujtohet që duhet të keni gjithmonë kujdes me hedhjen e parë në det, përgatiteni gjithmonë trupin para se të zhyteni./ GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME