HomeSociale

Misteri i syzeve antike me xhevahiret që largojnë “Djállin” dhe shihni parajsën përmes tyre

Këto syze mahnitëse, të veshura me xhevahire antike mendohet se dëbojnë shpirtrat e këqinj dhe tani mund t’i bëni tuajat!

Tashmë këto syze do të dalin në ankand dhe pritet që të shiten për miliona euro.

Ato datojnë që nga shekulli i 17-të dhe kanë një histori të pasur me legjenda, teksa pronarë të tyre mendohet se kanë qenë mbretërit e perandorisë Moghal, e cila dikur sundonte mbi nënkontinentin Indian dhe kishte një reputacion për avancimin e mjeshtërisë së bizhuterive. Sigurisht që këto syze janë trashëguar nga rrethi i ngushtë i oborrit mbretëror.

Teoria është se këto syze të zbukuruara me xhevahire, me lente prej smeraldi dhe diamanti në vend të qelqit, mund të largojnë ‘djallin’.  Çdokush që i vë ato mund të përjetojë ndriçim shpirtëror dhe mendor.

Para se të dalin në ankand në tetor, ato do të bëjnë turne në Londër, Nju Jork dhe Hong Kong, në mënyrë që publiku të ketë një pamje të fundit të tyre.

Duke folur për CNN , kryetari i Sotheby’s në Lindjen e Mesme dhe Indi, Edward Gibbs, tha: “Me sa dimë ne, nuk ka të tjerë si këto”, kjo është arsyeja pse janë kaq të çmuara.

Një pjesë e arsyes pse këto syze janë kaq të vlefshme është për shkak të madhësisë së lenteve të çmuara.

Njëra pale prej lenteve përbëhet nga një diamant 200 karat, për të cilini ekspertët mendojnë se mund të jetë diamanti më i madh i gjetur ndonjëherë- prandaj emri kësaj lenteje syzeje quhet “Porta e Dritës”.

Ndërkohë pala e lentes, e cila përmban gurë të gjelbër, njihet si “Porta e Parajsës” dhe besohet se është një smerald kolumbian me mbi 300 karat.

Në besimet islame dhe indike, gurët e çmuar ishin të lidhur me spiritualitetin dhe energjitë e universit, siç shpjegohet nga Edward.

E gjelbra është gjithashtu një ngjyrë domethënëse në Islam, duke u shoqëruar me parajsën, kështu që shikimi përmes syzeve me ngjyrë të gjelbër mund të ketë qenë një përvojë që ‘ju tregon portën drejt parajsës’, shton ai.

Burimi: Metro | Perktheu: GOTA NEWS ALBANIA


TË NGJASHME