HomeLajmi i Fundit

Mitrovicë, arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e Ivanoviçit

Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit ka zbarkuar në pjesën veriore të Mitrovicës. E gjithë kjo me një qëllim. Për arrestimin e disa personave të cilët ndërlidhen me rastin e vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviçit. Për këtë rast janë arrestuar dy persona, njëri nga ta, zyrtar serb i Policisë së Kosovës, ndërkohë një tjetër është në kërkim.

policiaaaaaa-600x360

Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Baki Kelani i tha gazetës se personi i arrestuar eshtë me inicialet R.B. ndërkohë tek i arrestuari i dytë policia ka gjetur edhe një armë.

“Mund të konfirmojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, në Veri të Mitrovicës Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes se z. O. Ivanovic. Ky operacion policor është realizuar në baze të urdhëresës për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore , Departamenti Special, i cili ka rezultuar me arrestimin e një personi te dyshuar m/k/s zyrtar policor ( R. B. ) i përfshirë në urdhër kontroll, përderisa i dyshuari tjetër po ashtu pjesetar policor m/k/s mbetet ne kërkim”, ka thënë Kelani për Express.

“Gjatë operacionit policor është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar tek i cili është gjetur një armë. Në këtë operacion janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy armë të tjera dhe municion. Për detaje tjera do te njoftoheni ne vijim”, kanë sqaruar për Express zyrtarët nga Policia e Kosovës.

E në lidhje me vrasjen e politikanit serb deri tani janë arrestuar 6 persona, dy prej të cilëve janë liruar. Ndërsa shteti ka lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për Milan Radojiçiqin i cili po fshihet në Serbi.

Oliver Ivanoviq, ish-ministër dhe ish-deputet në Kuvendin e Kosovës ka udhëhequr SDP’në, ndërsa u vra më 16 janar të vitit 2018.