HomePolitikë

Mitrovicë, rritet numri i policëve të plagosur të Kosovës

Deri më tani katër policë janë plagosur në veri dhe jug të Mitrovicës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa.

“Për momentin katër policë janë të plagosur por që janë jashtë rrezikut për jetë. Tre prej tyre janë duke u trajtuar në Emergjencë dhe njëri në Kirurgji”, tha Mustafa.

Njësia Speciale e Kosovës ka nisur në mëngjesin e së martës një aksion arrestimesh në veri.

Në vazhdën e arrestimeve që po i bën Njësia Speciale e Kosovës, janë arrestuar edhe disa policë kufitarë në zonën e Leposaviqit. Ndërkohë, dy nga të arrestuarit në aksionin e veriut tashmë janë dërguar në Inspektoratin Policor të Kosovës.


TË NGJASHME