HomeRajon

Mitsotakis betohet si kryeministri i ri i Greqisë

Kreu i forcës politike “Demokracia e re”, Kyriakos Mitsotakis është betuar ditën e sotme si Kryeministri i ri i Greqisë, pas zgjedhjeve të parakohshme të zhvilluara të dielën.

Mitsotakis u betua në Presidencë përpara Biblës dhe më pas u drejtua në zyrën e kryeministrit në largim Aleksis Tsipras, i cili i dorëzoi detyrën.

Mësohet se përbërja e qeverisë së re greke do të bëhet publike në mbrëmje, ndërsa pritet që nesër kabineti i ri qeveritar të bëjë betimin.

‘Demokracia e Re’ fitoi zgjedhjet në Greqi, duke u rikthyer në pushtet pas 4 vitesh. Sipas të dhënave të Komisionit të Zgjedhjeve,  partia e Micotaqis mund të ketë siguruar 158 vende në Parlamentin me 300 vende të Athinës, duke krijuar qeveri e vetme.

Partia e Tsiprasit, SYRIZA ka marrë 86 vende, ndërsa PASOK 22 vende.  Gjithashtu në parlamentin grek pritet që të hyjnë dhe disa forca të tjera si komunistët apo Zgjidhja Greke e ish-ministrit Janis Varoufakis, ish-krahu i djathtë i Aleksis Tsipras.

Sa i përket neonazistëve të Agimit të Artë nuk do të jenë më në Parlament, pasi nuk kanë arritur të sigurojnë asnjë vend.

Këto zgjedhje të parakohshme në Greqi u zhvilluan me kërkesë të ish-Kryeministrit Tsipras, pas humbjes që pësoi partia e tij SYRIZA në zgjedhjet lokale dhe ato europarlamentare të Majit në Greqi


TË NGJASHME