HomeSociale

Mjekët dhe infermierët në Lezhë dalin në protestë, ja cila është arsyeja

Mëngjesin e sotëm mjekët dhe infermierët e Urgjencës së Lezhës janë ngritur në protestë, pasi në kuadër të vendimeve të marra nga qeveria ndaj pandemisë së koronavirusit, nuk kanë marrë shpërblimin prej 1000 euro për muajin mars.

Ata kanë deklarojnë se për muajin mars kanë marrë shpërblim vetëm 5 mijë lekë, ndërsa pretendojnë se qeveria nuk po i vlerëson për punën e tyre.

“Na u premtuan 1000 euro dhe na dhanë 5000 lekë. Refuzojmë këtë shpërblim, do ua kalojmë familjeve në nevoje. Ne do të vijojmë punën pavarësisht rrezikut. Është absurde ajo që na u dha nga ajo që na u premtua.”, u shpreh një mjek.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama, në vendimet e marra disa ditë më parë për infermierët dhe mjekët, ka deklauar se do të marrin edhe 1000 euro bonus në muaj gjatë kohës së Covid-19, ndërsa shoferët e ambulancave dhe sanitaret, nga 500 euro bonus.

K.S/GotaNews


TË NGJASHME