HomeSociale

Mjekja Çomo tregon situatën reale tek Infektivi

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë video mesazhin e Shefes së Infektivit, Najada Çomo, nga spitali infektiv.

Çomo ndan me shqiptarët situatën aktuale brenda spitalit të Infektivit ku në shërbimin infektiv aktualisht janë 53 të shtruar. 6 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 pacientë janë të intubuar. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, prej tyre 4 pacientë janë të intubuar.

Mjekja Çomo shprehet se ka ulje të numrave të personave të shtruar, por lajmi i keq është se ka edhe të sëmurë rëndë.

Mesazhi i prof. Najada Çomo nga spitali:

“Natyrisht në bazë të njohurive që keni marrë, është ulur numri i personave të shtuar në shërbim. Unë do paraqes atë që është reale, në shërbim kemi të sëmurë të rënduar. Të bën pak optimiste shifra e ulur e personave të shtruar në shërbimin efektiv, të bën optimist numri i personave të shëruar të dalë nga shërbimi infektiv por unë do të citoja dy elementë, së pari mjekimi që ne kemi ofruar për personat e infektuar me covid-19 ka qenë bashkëkohor me të gjitha standartet që përdoret në të gjitha vendet e Europës. Natyrisht ju e dini që në shërbim ka patur dhe jetë të humbura pavarësisht mjekimit të ofruar. Vazhdoni të ruani masat duke qëndruar të izoluar, duke qëndruar të distancuar dhe respektoni ato që ju thuhen. Kjo sëmundje ka pabesi të jazhtëzakonshme dhe sëmundja është tinzare në kohën që prek një pacient. Arma e vetme që ke në dorë është të mbrohesh dhe arma që kemi ne të mjekojmë sa më mirë pacientët që vijnë tek shërbimi jonë.”

K.S/GotaNews


TË NGJASHME