HomeSociale

Mjeku Pipero flet për kurbën e koronavirusit: Ndikojnë tre indikatorë të rëndësishëm

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero tha se edhe java që sapo hyri pritet të jetë pak a shumë me të njëjtat numra sa i përket rasteve të prekur me koronavirus.

“Ne presim pak a shumë të njëjtat numra dhe në javën që vjen, unë e kam quajtur shesh pushim, e mandej fillimin e rënies se kurbës”- thote Pipero.

Sipas tij ka tre indikatorë të rëndësishëm që ndikojnë në ecurinë e kësaj kurbe. Ata janë:

-së pari masat e mara nga qeveria kombinuar me keshillat e mjekëve,

-së dyti gjurmimi i rasteve të kontaktit dhe testimi i tyre,

-së treti qëndrimi i qytetareve në shtëpi.

“Nese njeri nga keto komponente ka çaluar kurba nuk do jete ajo qe presim, por ajo qe shohim jo larg nesh, ne Itali, Spanje apo dhe me tej!!!_shprehet Pipero.

Postimi i Piperos

Nje grafik dhe nje leter!

E fillova keshtu kete postim nisur nga shqetesimi i Prof. E. Ruka per kurben qe tregon ecurine e epidemise ne vendin tone, duke e falenderuar profesorin e nderuar por dhe duke spjeguar se nisur nga ecuria e covid 19 ne vendet e tjera edhe ne prisnim qe kjo jave te mbyllej pak a shume me keto numura, duke arritur sipas mendimit tim kulimin e saj, nje kulm i bute ky fale masave te mara nga qeveria, ne kohen e duhur sipas meje! Numurat jane realtivisht te larte pasi jane testuar ne menyre “agresive” rastet e kontaktit te ngushte, dhe ne pergjithesi rezultoje familjare.

Ne presim pak a shume te njejtat numura dhe ne javen qe vjen, une e kam quajtur shesh pushim, e mandej fillimin e renies se kurbes. Por ka tre indikatore te rendesishem ne ecurine e kesaj kurbe, se pari masat e mara nga qeveria kombinuar me keshillat tona, se dyti gjurmimi i rasteve te kontaktit dhe testimi i tyre, se treti qendrimi i qytetareve ne shtepi. Nese njeri nga keto komponente ka çaluar kurba nuk do jete ajo qe presim, por ajo qe shohim jo larg nesh, ne Itali, Spanje apo dhe me tej!!!

Po e vazhdoj postimin me nje leter te Nene Vezikos, gjyshes nga Vlora, e shtruar ne spital se bashku me tre pjestare te familjes se saj me Covid 19, sot te gjithe te sheruar. E fundit doli nga spitali Nene Veziko, e moshuar por luftarake deri me fund, dhe se bashku me ne ja doli, fitoi ndoshta betejen me te veshtire te jetes se saj, fitoi mbi Covid 19. Te shkuara dhe jete te gjate Nene Veziko!

K.S/GotaNews


TË NGJASHME