HomeLajmi i Fundit

Mjeku pneumolog humbet betejën me COVID-19, flet vajza e tij: Unë nuk humba vetëm një baba, por edhe një koleg sepse…

Një person tjetër nga radhët e bluzave të bardha ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Bëhet fjalë për mjekun pneumolog Hysni Shkjau, i cili ishte një ndër heronjt e bluzave të bardha që sakrifikoi jetën e tij për t’iu shërbyer të sëmurëve dhe pacientëve të tij.

Ai kishte dalë në pension, por ai përsëri nuk a ndaloi veten për t’i shërbyer vendit të tij duke i dhënë kohën dhe dijet e tij mbi fushën e mjekësisë. Ai nuk reshtu kurrë së shëruari njerëz, por fatkeqsisht ai nuk arriti të shëronte vet veten e tij nga virusi vdekjeprurës.

Në emisionin “ShqipëriaLive”, vajza e doktorit foli me dhimbje për humbjen e babait të saj. Ajo shprehet se ajo nuk humbi vetëm babin e saj, por edhe një koleg të çmuar, pasi edhe ajo ka ndjekur rrugën e tij.

“Unë nuk humba vetëm një baba, por edhe një koleg sepse edhe unë jam mjeke pneumologe. Babanë  e kam takuar një muaj para se të sëmurej, më njoftoi se nuk ndihej mirë, një ditë para ai ka qenë në punë, gjatë gjithë pandemisë ai ka qenë në një vend jashtë zonës së qytetit”, tha ajo.