HomeSociale

Mjeku Tritan Kalo ka një mesazh për gjithë shqiptarët


Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo e ka nisur ditën me një mesazh për gjithë shqiptarët, ku ka uruar Pashkët, për gjithë besimtarët ortodoksë.

Por në kuadër të situatës së jashtëzakonshmeku ndodhet vendi ai shkruan se “SË bashku NE ja kemi dalë kurdoherë të kalojmë çdo vështirësi, me të cilat historia na ka përballur…”

Mesazhi i mjekut 

PASHKË të LUMNUEME të gjithë ju BASHKËKOMBAS, të besimit orthodoks e jo vetëm, sepse KURDOHERË ne SHQIPTARËT “Pashkë e Bajramë i festojmë bashkë”….Jetojmë vërtet kohë të vështira, POR zemra jonë e bardhë, BESIMI në veten tone dhe në Zot, besimi dhe përpjekjet në ardhmërinë e Nënë Lokes Shqipëri KURRË nuk duhet të na shuhen…SË bashku NE ja kemi dalë kurdoherë të kalojmë çdo vështirësi, me të cilat historia na ka përballur…JU DUAM shumë ndaj dhe ne MANTELBARDHËT, po JETOJMË e po PUNOJMË me plot PËRKUSHTIM, që JU t’i jetoni e gëzoni jetët tuaja….ZOTI e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët kudo që ata frymojnë!…GËZUAR


TË NGJASHME