HomeModa

Moda që keni urryer është kthyer në trendin e momentit

Kadifja ka qenë një prej trendeve që është përdorur më së shumëti në periudhën e vjeshtës e të dimrit në vitet ’80 dhe në vitet ’90, por pas kësaj në fillim të viteve 2000 moda hoqi dorë nga kjo tendencë.

Por sot markat më të njohura e kanë risjellë kadifen në koleksionet e tyre dhe ajo duket aq bukur.

Kadifja është RETRO
Kadifja ka qenë e preferuar në vitet e mëparshme sepse ajo lidhej drejtpërdrejt me stilin dhe mënyrën e jetesës së njerëzve në atë kohë. 

Kadifja është e rehatshme
Super të ngrohta, të buta e të rehatshme, veshjet kadife janë perfekte për stinën e dimrit.

Kadifja ështe e gjithanshme
Mund të themi se kadifja është versioni velur i xhinseve dhe ashtu si këto të fundit, ajo mund të vishet me çdo gjë! Pantallona, funde, këmisha, fustane, xhaketa e këpucë.


TË NGJASHME