HomeModa

Modelet e xhaketave dhe palltove të cilat do të dominojnë këtë sezon

Këtë sezon dizajnerët ishin dorëlirë dhe vendosën që të na dhurojnë tri gjëra bashkë: komforin, efektin dhe dukjen elegante.

Ju vetëm duhet të zgjidhni modelin e preferuar. Megjithatë, mund të themi, që nuk është kjo e lehtë!

Këtë sezon janë freskuar stilet klasike, si p.sh. palltot për kohën me shi, por janë edhe modelet më të reja, si p.sh. pallto të shkurtra  me kapuç.

Shumica e këtyre siluetave janë të plota, ndërkaq ngjyrat të zjarrta, kështu që praktikisht nuk do të jeni të detyruar të brengoseni për veshjen e përditshme para se të dilni nga shtëpia.

Vetëm vishuni me njërin prej këtyre modeleve bashkë me fanellën dhe xhaketën dhe – do të jeni vajza shik më e shkujdesur dhe më komode në qytet.

Modelet të cilat dominojnë sipas materialit janë ato nga kadifeja, pastaj nga materialet e përziera dhe tekstura të theksuara.

Shikoni në vazhdim cilat modele do të dominojnë këtë sezon:


TË NGJASHME