HomeModa

Modeli i flokëve më trend i momentit për të gjitha vajzat

Edhe pse kurrë nuk keni ndjekur trendët e stileve të flokëve, sivjet do të mund ta keni shansin.

Parukieri i personaliteteve të famshme, Larry King, thotë që aktualisht modeli më i popullarizuar u rri mirë të gjitha formave të fytyrës.

Fjala është për bobin klasik, i cili që para disa vjetësh ka hipur në fron dhe nga ai nuk ka për të zbritur as në të ardhmen e afërt.

“Nëse më pyesni mua, bobi gjithmonë është në modë dhe nuk u nënshtrohet trendëve, prandaj njësoj mirë duket edhe te trevjeçaret edhe te 103-vjeçaret. Krahas kësaj është edhe zgjedhje e shkëlqyeshme për të gjithë tipat e flokëve dhe u rri mirë secilës formë të fytyrës”, i ka thënë parukieri “Glamour”-it britanik.

Ai ka ndarë disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë të shfrytëzoni të gjitha përparësitë e këtij modeli.

Nëse keni flokë të dendur,  modeli kërkoni që të holloni majat, në mënyrë që të mos dukeni si kërpudhë.

Lozni me mënyra të ndryshme të stilizimeve të modelit bob – bëni flokët të lëpira, mbështillni, lidhni, shprishni… Nëse dëshironi të dukeni elegante, bëni bob pak më të gjatë, përafërsisht deri në nivel të supeve, ndërsa bobi deri në nivel të faqeve do t’ju sigurojë një dozë shijeje franceze.

“Nëse tashmë keni modelin bob, ndërkaq keni dëshirë të ndryshoni – prisni balluke. Kjo është mënyra më e lehtë që të transformoni plotësisht modelin tuaj, por edhe pamjen.


TË NGJASHME