HomeTeknologji

Modeli i ri Samsung Galaxy M lançohet së shpejti

Kompania Samsung Galaxy ka një faqe të dedikuar për Galaxy M në faqen indiane të Samsung, e cila jo vetëm që e promovon ngjarjen e ardhshme të 28 janarit, por zbulon dizajnin dhe tiparet kryesore të telefonit.

Thashethemet e mëparshme sugjeruan disa modele Galaxy M, duke përfshirë M10, M20 dhe M30. Bateritë të mëdha sa 5.000mAh janë raportuar për disa modele.

Bateria – me ngarkim të shpejtë, dhe procesori duket të jetë pika kryesore e shitjes në të cilën Samsung po përqëndrohet, por kompania gjithashtu përmend kamerën Ultra Wide, e cila do të jetë pjesë e sistemit të dyfishtë të lenteve të përdorur.

Çfarë është e dukshme,fakti i zhvendosjes së kufjeve në pjesën e sipërme dhe ekrani i përdorur është një ekran Infinity V.

Tre telefonat e rinj të serisë M, të cilat Samsung planifikon ti shesë vetëm nëpërmjet faqes së saj të

internetit dhe Amazon.com India, do të ndihmojnë kompaninë të dyfishojë shitjet online, u shpreh drejtori i biznesit indian të celularit Samsung për Reuters.

Samsung ka theksuar fokusin e saj në Indi,ku afërsisht 350 milionë përdorues ende nuk përdorin smartphones.


TË NGJASHME