HomeModa

Modeli i syzeve, që i përshtatet më së miri formës suaj të fytyrës

Kërkimi për syze të përsosura mund të jetë i lodhshëm, por me këto këshilla të mira, atij problemi i ka ardhur fundi.

Me rastin e blerjes së syzeve kushtoni këtë kujdes:

Nëse keni fytyrën në formën e zemrës

Keni ballë dhe mollëza të gjera, ndërkaq mjekrën të hollë? Nëse është kështu, keni fytyrë në formë zemre. Zgjidhje është që keni nevojë të zgjeroni dukjen e mjekrës dhe fytyrën ta bëni më proporcionale.

Stil aviatori gjithsesi është zgjedhje e shkëlqyeshme, i cili do të zbutë gjerësinë e ballit dhe do të zbusë linjat e ashpra të mjekrës.

Fytyra në formë ovale

Nëse keni fytyrën në formë ovale, atëherë edhe linjat tuaja janë relativisht të balancuara. Ovale do të thotë që fytyra është më e gjatë sesa më e gjerë, andaj mund ta “ekspozoni” me shumicën e stileve, gjithnjë derisa kornizat të mos jenë më të gjera se pjesa më e gjerë e fytyrës.

Më së miri ju rrinë kornizat në formë “maceje”.

Fytyra në formë katrore

Keni nofulla të theksuara dhe ballë të gjerë? Zgjidhni korniza të cilat kanë linja të rrumbullakëta, në mënyrë që të zbusni linjat e ashpra të fytyrës.

Kornizat e rrumbullakëta më së miri ju rrinë, por që aktualisht janë edhe trendi kryesor.

Fytyrë e rrumbullakët

Zgjidhja qëndron në plotësimin e strukturës. Nëse keni forma të buta, të ngjashme me gjerësinë dhe gjatësinë, kërkoni korniza me linja të forta këndore në mënyrë që të arrini që t’i jepni definicion fytyrës.

Qëndroni sa më larg ngjyrave të zjarrta dhe kërkoni nuanca më të errëta, si p.sh. nuancën e zezë, në mënyrë që të zvogëloni madhësinë e fytyrës suaj. Kornizat katrore janë mu për ju.


TË NGJASHME