HomeShowbiz

Modelja Chrissy Teigen zgjedh të vishet nga stilisti shqiptar (FOTO)

Chrissy Teigen është modelja e njohur 35-vjeçare e cila ishte e pranishme ditën e djeshme në eventin e rëndësishëm Global Citizen Vax. Ajo u shfaq së bashku me vajzën e saj, Luna dhe të dyja bënë një paraqitje spektakolare në tapetin lejla.

Chrissy ishte personazhi i radhës shumë i famshëm që zgjodhi stilistin shqiptar Valdrin Sahitin për veshjen e saj mbrëmjen e kaluar. Ajo shkëlqente me një fustan portokalli me bisht të gjatë, me dekolte të hapur dhe me një rrip në po të njëjtën ngjyrë që i theksonte linjat trupore.

Modelja 35-vjeçare dhe vajza e saj 5-vjeçare ndaluan për të pozuar dhe Luna u fsheh nën fustanin e Chrissy-t, përpara se të dilte për të përshëndetur fotografët dhe fotot e shkrepura janë thjesht të mahnitshme.


TË NGJASHME