HomeShowbiz

Modelja e njohur 21-vjeçare ndahet nga jeta

Mairead O’Neill,modelja e njohur britanike ndahet nga jeta në moshë shumë të re në rrethana të mistershme.

Modelja është gjetur e vdekur natën e kaluar, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar.

Në media po komentohet fakti që modelja kishte qenë në gjendje shumë të keqe që pas vdekjes së nënës së saj e cila u nda nga jeta 10 muaj më parë.

Mairead punonte në një agjenci udhëtimi për gjashtë vjet. Shefja e agjencisë së modelingut shprehet se ajo kishte premisa shumë të mëdha.

“Nuk e dimë tamam se çfarë ka ndodhur, por ajo po kalonte një periudhë shumë të vështirë pas vdekjes së të ëmës, që nuk i mbijetoi dot kancerit. Kishte shumë mbështetje, por zemrën e kishte copë. Është kaq e trishtë të mendosh se edhe ajo u largua nga kjo jetë për t’iu bashkuar së ëmës.”” shprehet Cathy.

 


TË NGJASHME