HomeShowbiz

Modelja e njohur dërgohet në spital, shtatzënia e dytë me probleme

Modelja Amber Rose zbuloi pak ditë më parë se është shtatzënë për herë të dytë dhe nuk mund të ishte më e lumtur se kaq për gjithçka po përjeton. Por gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë për të. ‘TMZ’ ka zbuluar se 36-vjeçarja është shtruar me urgjencë në spital pas problemeve serioze me shëndetin. Ajo po vuan nga ‘Hyperemesis Gravidarum’, një formë ekstreme që lidhet me ndjesinë e të vjellës në mëngjes.

Nga e njëjta gjendje ka vuajtur edhe Kate Middleton gjatë të gjitha shtatzënive të saj. Amber ka shpenzuar disa ditë në një spital ku ka marrë trajtimin e nevojshëm për humbjen e vazhdueshme në peshë dhe të vjellat e shpeshta. Megjithatë burime pranë modeles dhe partnerit të saj Alexander Edwards kanë bërë me dije se të dy janë të emocionuar për gjithçka po përjetojnë, megjithëse shtatzënia nuk ishte e planifikuar. Ata janë të vendosur që të përballojnë çdo vështirësi për fëmijën që pritet të vijë së shpejti./
https://gotanews.tv


TË NGJASHME