HomeSport

Modelja seksi, ka një thirrje për Inter

A e mbani mend April Summers, tifozen speciale të Inter dhe të teknikut Roberto Mancini? Modelja britanike, vazhdon të ketë të njëjtën simpati për klubin italian dhe së fundmi nëpërmjet një mesazhi në Twitter ka shfaqur mbështetje për sulmuesin zikaltër Mauro Icardi. Në postimin e saj, Summers shkruan:

“Për ne mbetet kapiteni më i mirë, na ka çuar në Champions League. Hiqni dorë nga sjella e keqe ndaj tij. Mauro, qëndro, mos shko tek Juventusi!”

Apeli i Summers duhet t’i ketë pëlqyer edhe Wanda Naras, pavarësisht se modelje mund të paraqesë “rrezik” për Mauriton.

Edhe pa Icardin ajo do të vazhdojë të bëjë tifo për Inter ku me fotot seksi dhe me fanellën e Inter ajo shpesh surprizon tifozat zikaltër.


TË NGJASHME