HomeShowbiz

Modelja shqiptare gati të lançojë këngën e saj të parë

Modelen shqiptare Niki Delijorgji tashmë do ta shohim edhe në fushën e muzikës. Modelja e cila ka qenë fituese e “Miss Shqipëria 2012” dhe “Miss Globe”, i të njëjtit vit, ka surprizuar të gjithë ndjekësit e saj me këtë vendim.

Në një instastory modelja pyet ndjekësit për të publikuar ose jo këngën e saj të parë këtë verë. Me sa duket Niki e paska gati projektin e ri muzikor dhe pritet ta lançojë shumë shpejt në treg.

Deri më tani dimë që kënga e saj i përket rrymës muzikore pop dhe duke qenë se do të dalë në verë, pritet të jetë mjaft ritmike.


TË NGJASHME