HomeShowbiz

Modelja Valbona Bakiu: Lumturinë nuk e gjeni te paratë, por tek vetvetja

Bëhet fjalë për bukuroshen Valbona Bakiun, e cila me hapa të sigurt po korr suksese në botën e modës në SHBA.

Zeshkania është pjesë e agjencisë së modës “State Management Models” si dhe “True Models Menagement”, ku janë edhe shumë yje botërore të fushës së modës.

Bukuroshja është mjaft aktive në rrjetet sociale ku po sjell vazhdimisht imazhe , video si dhe mesazhe motivuese për jetën.

Së fundi, ajo ka shkruar në llogarinë personale në Instagram teksa ka folur se ku mund ta gjejmë lumturinë.

“Lumturia fillon me ju. Lumturia nuk fillon me romancën, punën, paratë, por vetëm me ju”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Karakteri i saj është shumë i ftohtë dhe kjo i jep profesionalizëm më të lartë.

Bakiun do ta shohim edhe gjatë vitit të ardhshëm në ngjarje të ndryshme të modës.


TË NGJASHME