HomeShowbiz

Moderatorët e njohur bëhen bashkë për projektin e radhës

Bieta Sulo, Eno Popi, Eneda Tarifa dhe Muhamed Veliu do të bëhen bashkë për të sjellë projektin e radhës. Emisioni i talenteve të reja ‘Top Talent 2’ pritet që të nisë së shpejti në Top Channel.

Pas eksperiencës në “Portokalli” dhe si pjesëtare e jurisë së “The Voice Kids”, Eneda Tarifa rikthehet në ekranin e televizionit si moderatore e “Top Talent 2”. Ajo ka bërë me dije nëpërmjet një postimi se emisioni nis të premten në orën 21:00.

Pak kohë më parë u bë e ditur se krahas prezantueses edhe juria do të ketë një përbërje tërësisht të re. Kelvi Kadilli i larguar nga juria, nuk do jetë i vetmi që mungon sepse listës i shtohen edhe Marin Mema, Ed Manushi dhe Beti Njuma, e zhvendosur tashmë në një tjetër televizion.

Vetëm Bieta Sulo duket se do të mbetet nga përbërja e vjetër teksa mësohet se të angazhuar në juri do jenë edhe emra të tjerë të televizionit, si Eno Popi, Muhamed Veliu i rikthyer së fundmi dhe Salsano Rrapi. Jurisë do t’i shtohet edhe Elona Duro. Programi nis këtë fundjavë maj dhe do jetë në transmetim për 10 javë rresht.


TË NGJASHME