HomeModa

Moderatorja nis muajin e mjaltit katër muaj pas dasmës

Moderatorja sportive ishte prej vitesh në një lidhje të cilën ka preferuar ta mbajë larg syve të publikut, dhe që në fund, e kurorëzoi me martesë shtatorin e vitit të kaluar.

Por muajin e mjaltit, Vilma Masha po e shijon vetëm tani. Megjithate ia vlejti ta shtynte kaq shumë, sepse cifti zgjodhi t`i bënte pushimet në Republikën Dominikane ( përvecse kanë shkuar në një vend të mrekullueshëm, i kanë shpëtuar dhe të ftohtit të madh këtej).

Dhe duke qenë se ka shprehur dëshirën që shumë shpejt të ketë dhe një fëmijë, mbase nga Vilma nuk do të kalojë shumë përpara se të kemi të reja të tjera!


TË NGJASHME