HomeShowbiz

Moderatorja shqiptare: Ç’më duhet një i dashur me rrogë 200 euro?

Moderatorja e njohur Liberta Spahiu, e cila drejton prej vitesh emisionin ‘Prive’, së fundmi ka dhënë një intervistë për emisionin ‘Thumb’. Mes pyetjesh ajo u pyet nga gazetari nëse e do mashkullin me lekë apo jo, ajo është përgjigjur se nuk do një të dashur me një rrogë 200 euro.

Gazetari: “Më mirë një të dashur pa makinë dhe me era rozmarinë, apo një të dashur me një super makinë por që i vjen era trëndelinë?”

“Ndalu veç pak, nuk mund të them që jam materialiste por nuk mund të them që kam qejf ta kem një të dashur me 200 euro rrogë”, është shprehur moderatorja.




TË NGJASHME