HomeSport

Moderatorja shqiptare qenka “sozia” e Jennifer Lopez

Ajo është një prej vajzave më të ëmbla të ekranit, si dhe një prej moderatoreve më të komentuara e të ndjekura në mediat rozë dhe rrjetet sociale. Bëhet fjalë për Eva Muratin e cila jo rrallë herë ka qenë pjesë e lajmeve rozë si për jetën e saj sentimentale ashtu edhe profesionale.

Së fundmi Eva i është përgjigjur pyetjeve të fansave në Instagram dhe njëri prej tyre e ka pyetur bukuroshen shqiptare se nëse e di që ngjason me këngëtaren me famë botërore Jennifer Lopez.

Eva ka shpërndarë një artikull ku shihet një foto e saj dhe e Jennifer dhe ka pranuar se shpesh herë i kanë thënë për ngjashmërinë e madhe mes tyre.

aelt.jpg

TË NGJASHME