HomeShëndeti

Moderna avancon, shumë shpejt bota do të shpëtojë!


Prodhuesi i barnave Moderna tha se do të aplikonte të hënën në Administratën e Ushqimit dhe Barnave për të autorizuar vaksinën e saj të koronavirusit për përdorim urgjent. Injeksionet e para mund të bëhen që në 21 Dhjetor nëse procesi shkon normalisht dhe jepet miratimi, tha Stéphane Bancel, shefi ekzekutiv i kompanisë, në një intervistë.

Aplikimi i Moderna bazohet në të dhënat që ajo njoftoi gjithashtu të hënën, duke treguar se vaksina e saj është 94.1 për qind efektive dhe se studimi i saj mbi 30,000 njerëz ka përmbushur kriteret shkencore të nevojshme për të përcaktuar nëse vaksina funksionon. Gjetja nga grupi i plotë i të dhënave është në përputhje me një analizë të të dhënave të mëparshme të lëshuara më 16 nëntor që zbuluan se vaksina ishte 94.5 për qind efektive.

“Ne besojmë se kemi një vaksinë që është shumë efikase”, tha kryeshefi për çështje mjekësore i Moderna-s, Tal Zaks.

“Ne presim që të luajmë një rol kryesor në mposhtjen e kësaj pandemie”, tha ai.

Të dhënat e reja gjithashtu treguan se vaksina ishte 100 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes së rëndë nga koronavirusi. Produkti u zhvillua në bashkëpunim me studiuesit qeveritarë nga Qendra e Kërkimit të Vaksinave në Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.


TË NGJASHME