Aktualitet Lajme Politikë

Mogherini: BE të ketë qasje të qëndrueshme për negociatat me Shqipërinë!

Përfaqësuesja e Lartë e BE, njëherësh zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, ka folur për integrimin e Shqipërisë, duke i kërkuar BE-së të ketë një qaste të qëndrueshme.

“Bashkimi Europian duhet të ketë një qasje të qëndrueshme kur është fjala për marrjen e vendimeve si hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ka thënë Mogherini, gjatë konferencës pas takimit joformal të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Helsinki, ku i pranishëm ishte dhe ministri shqiptar në detyrë, Gent Cakaj.

Më tej, zyrtarja e lartë e BE është shprehur se në fokus të diskutimeve me ministrat e Jashtëm kanë qenë zhvillimet në rajon, integrimi dhe bashkëpunimi.

“Ne patëm kënaqësinë të mirëpresim kolegët tanë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, gjashtë partnerë nga rajoni. Kjo është një formë që është përdorur edhe më parë. Nuk është formati tradicional i përdorur gjatë katër-pesë viteve të kaluara lidhur me ftesën për përfaqësuesit e vendeve kandidate. Kjo nuk krijon një precedent. Thjesht ne sot donim të diskutonim zhvillimet në rajon, integrimin, bashkëpunimin në rajon dhe këtë donim ta bënim së bashku me partnerët tanë në rajon. Këtë e bëjmë disa herë në nivele të ndryshme. Dhe ne i mirëpritëm të gjashtë.

Ne patëm një bisedë intensive, të gjallë, konstruktive me ta gjatë së cilës ne theksuam rëndësinë e të qenit konsekuent nga ana e tyre, vazhdimin e reformave, proceset pajtuese dhe bashkëpunimin rajonal mes tyre. Gjithashtu, u theksua nevoja e pasjes së një qasje të qëndrueshme nga ana e BE-së, veçanërisht kur është fjala për marrjen e vendimeve si hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, vendimin për të punuar në Këshill për liberalizimin e vizave për Kosovën si dhe theksuam nevojën qe Prishtina dhe Beogradi të kthehen në tryezën e bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja. Jam e inkurajuar nga fryma pozitive që u shpreh gjatë takimit si nga partnerët tanë ashtu edhe nga vendet anëtare”, ka deklaruar Mogherini.

Related posts

Serbi/ Dënim për vrasjen e shqiptarëve në Surahekë

Anxhela news

Basha takime në Fier: Jemi opozita evropiane

Mila

Qeveria i bllokoi financimet, reagon PD Shkodër

Mila
Na Kontaktoni!