HomeRajon

Mogherini: Shqipëria ka mbështetjen time të plotë për negociatat

Në konferencën e përbashkët për shtyp të kryeministrit Edi Rama me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini u shpreh se Shqipëria do të ketë mbështetjen e saj të plotë për të çelur negociatat.

“Ne duhet të jemi mbështetës ndaj Shqipërisë për objektivin e saj drejt BE-së. Është përgjegjësia jonë që ne të njohim punën tuaj dhe të japim vlerësime pozitive. Besoj se çelja e negociatave në qershor është i arritshëm, por nuk duhet ta marrim lehtë. T’i përdorim javët në vijim për të punuar që shtete anëtare të BE-së të njohin punën e tyre. Vazhdoni jepni kontributin tuaj duke komunikuar me miqtë tuaj europianë që të kenë më shumë besim te Shqipëria dhe e ardhmja jonë europiane”, ka thënë Mogherini.


TË NGJASHME