HomePolitikë

Mogherini takim me Cakajn: Shqipëria meriton hapjen e negociatave në qershor

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj gjatë një vizite në Bruksel zhvilloi një takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ku temë diskutimi ishte avancimi i progresit të integrimit të vendit pas rekomandimit të KE-së për hapjen e bisedimeve për anëtarësim.

Mogherini theksoi se ky është një vlerësim i merituar dhe rezultat i reformave gjithëpërfshirëse të ndërmarra nga vendi, teksa veçoi arritjet në reformën e drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Bashkëbiseduesit ndanë vlerësimin se Shqipëria është e gatshme dhe ka bërë të gjitha detyrat e kërkuara për të hapur negociatat me BE dhe është e nevojshme që Këshilli Evropian të reagojë pozitivisht, në linjë me rekomandimin e Komisionit.


TË NGJASHME