HomePolitikë

Mogherini takon liderët e Ballkanit Perëndimor

Federica Mogherini, Shefja e Diplomacisë Evropiane, ka takuar sot liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Mogherini u takua me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç si dhe Presidentin i Kosovës, Hashim Thaçi, por mungoi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Shefi iqeverisë nuk iu bashkua darkës,pasi  sot ndodhej në Greqi, ku zhvilloi një takim me homologun e tij të vendit fqinj, Kyriakos Mitsotakis.

Ndërkohë, mësohet se ditën e nesërme Rama do të udhëtoj për në Romë, ku pritet që pasnesër të ketë takim me kryeministrin italian Conte


TË NGJASHME