HomeLajme

Mogherini: Të hiqet taksa me Serbinë, pala kosovare vendos kusht

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini ka shprehur qëndrimin e Bashkimit Europian në lidhje me taksën e vendosur  për mallrat që importohen nga Serbia gjatë  takimit me grupin përfaqësues të Kosovës për dialogun me Serbinë.

“Duhet të krijohet një klimë që i kontribuon fqinjësisë së mirë, ku marrëveshjet e arritura në të kaluarën duhet të respektohen dhe implementohen. Veprimet dhe deklaratat që nuk janë në pajtim me interesin e përgjithshëm dhe objektivat strategjikë për rajonin duhet të shmangen”, deklaroi ajo.

Bashkëkryesuesit e delegacionit kosovar, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, tha se taksa ndaj Serbisë  do të hiqet vetëm nëse kjo e fundit do  ta njohë Kosovën.

 

 

 

 

 


TË NGJASHME