HomeSport

Momenti kur Jarrell Miller e trondit Anthony Joshua

Anthony Joshua dhe Jarrell Miller u takuan dje, për konferencën e tyre të parë për shtyp, para se të zhvillohet meçi mes tyre.

Miller tentoi ta dëshmojë forcën e tij qysh në këtë konferencë për shtyp, duke e shtyrë Joshuan, i cili konsiderohet si favorit për këtë meç.

Joshua i ka mposhtur me lehtësi 22 kundërshtarët e tij paraprak, por Miller insiston se përmasat, fuqia dhe aftësisë e rafinuara të tij do të sjellin shumë probleme për 29-vjeçarin e pamposhtur.

Këtë fuqi të tij ai tentoi ta shfaqë qysh para se të fillojë meçi mes tyre, duke e shtyrë Joshuan, i cili nuk reagoi ndaj këtij provokimi, por vetëm qëndroi i qetë. Menjëherë pas këtij incidenti, reaguan rojet e sigurimit.
Risultati immagini per joshua

Joshua tentoi t’i afrohet Millerit pas kësaj dhe filloi t’i fliste. Ai bëri me dorë duke sinjalizuar se vetëm dëshiron ta përshëndesë amerikanin, mirëpo ende nuk dihet se çfarë i tha në ato momente


TË NGJASHME