HomeLajme

“Mona Liza” e imituar shitet në ankand për 480 mijë euro

Ndërkohë që bota po përballet me një nga viruset më të rrezikshme të momentit, koronavirusin, jo të gjithë e kanë mendjen atje.
Madje, në Francë është zhvilluar një nga ankandet më të çuditshme të kohëve të fundit. Një vepër arti, një interpretim i pikturës së famshme Mona Lisa të Leonardo Da Vinçit, është shitur për plotë 480 mijë euro.
E veçanta e pikturës së imituar të Da Vinçit është fakti se ajo është një vepër e bërë me kuba Rubik.
Autor i veprës nuk ka preferuar të shfaq identitetin e tij, duke u maskuar ditën që u bë ankandi për shitjen e kësaj vepre.
Vepra u shit 480 mijë euro, katër herë më shumë se vlerësimi, në një betejë mes dy blerësve në një ankand të zhvilluar në Paris.


TË NGJASHME